Më në fund një shqiptare i ka thyer tabutë se autobusët mund ti drejtojnë vetëm meshkujt në Shqipëri dhe Kosovë.
Një vajzë nga Kosova e quajtur Laura Mirena do të jetë shoferja e parë që do të drejtojë një autobus të trafikut urban.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës në një postim në Facebook.
“Në vazhdim të reformave në Trafikun Urban vjen risia e rradhës. Laura Mirena është shofere e parë në ekipë. I urojmë punë të mbarë” -shkruhet përmbi fotos.