Është inaguruar sot autostrada “Arbën Xhaferri” e cila lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut. Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ndërsa mungoi kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Sipas autoriteteve në Prishtinë, autostrada “Arbën Xhaferi”, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës, mbi 600 milionë euro, kurse punimet i ka kryer konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”.
Kujtojmë se punimet për autostradën “Arbën Xhaferi” në Han të Elezit, kanë nisur në vitin 2014.