Shqiptarët… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët…

02:25 | 17/04/2016
në Opinion
0

Nga Saimir Demi

Çfarë ndodh nëse dy shqiptarë do të jenë përballë për diçka? Nëse ajo gjëja nuk është e rëndësishme, atëherë do të puthen nga mëngjesi deri në darkë, do t’i fërkojnë krahët njëri-tjetrit, pa do të pinë dhe do të ngrenë dolli edhe për të katërtët në rradhë për nga rëndësia e pemës familjare dhe në fund do të ndahen duke u zënë për jetë a vdekje se kush do të paguajë faturën e davetit. Ndërsa, nëse takimi ka interes të ndërsjelltë do të therren për punë minutash, pa pasur kohë për t’u puthur paraprakisht. Kështu ka qenë gjithmonë, e përshkruar shumë mirë nga Konica, Ali Asllani, ndërsa tani e përshkruajmë vetë, mjaft që jetojmë në këtë vend të caktuar nga Zoti. Por, meqë ne ndoshta nuk jemi për t’u marrë në konsideratë, thjesht mjafton të ndjekim seancat e Parlamentit tonë, apo edhe atij të Kosovës. E shohim vetë se si ata që kemi zgjedhur të na përfaqësojnë mallkojnë deri tek fëmijët, të cilët ende nuk kanë lindur, që burri-burrin e kërcënon me hekurat e burgut edhe për një pisllëk që e kanë bërë bashkë, ndërsa zonja-zonjën edhe me bëmat e adoleshencës. Ne e shohim se si shqiptarët e Maqedonisë janë të gatshëm të kacafyten dhe të bëhen palë me çdo lloj sllavi, vetëm për ta shtyrë e pështyrë atë që i flet të njëjtën gjuhë. Në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc ankohen se si është e mundur që nuk janë në vëmendjen e tokës amë, ndërkohë që kanë ngritur dhjetë parti dhe në fund nuk nxjerrin dot më shumë se një deputet për t’u përfaqësuar në Parlamentin e Serbisë dhe ngritur zërin për hallet e tyre. Dhe meqenëse i rash kaq gjatë dhe bezdisa të gjithë dynjanë, dua të them që qëllimin e të gjithë kësaj parathënie e kisha për të treguar me gisht shqiptarët e futbollit. Kombëtarja jonë është kualifikuar për në finalet e Euro 2016, por as ky sukses, që mund të jetë i pari dhe i fundit, nuk na bën dot bashkë. Për të qenë i sinqertë dua të them (dhe le të më mallkojnë nesër), se brenda territorit të kësaj Shqipërie, ku jetojmë, nuk është se e honepsim shumë faktin që futbollistët kosovarë janë një faktor i rëndësishëm i suksesit tonë. Madje pa ata do ta kishim të pamundur t’ia dilnim, megjithëse për hir të injorancës, apo modernizmit të shpifur, një pjese të shqiptarëve të kësaj ane të kufirit, nuk i pëlqen qoftë edhe “dialekti” i disa shqiptarëve të asaj ane. Ndërsa në të kundërt, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit, meqenëse ka edhe një lloj aksesi, lobon për pranimin e Kosovës në institucionet që drejtojnë futbollin në Europë dhe në Botë, ende pa marrë miratimin, vëllai i vogël ka planifikuar të ndërtojë një përfaqësuese duke shkatërruar të madhin. Dhe kështu që kemi dalë në origjinë, si dy jetimë të lindur njëri diku dhe tjetri diku tjetër, të cilët nuk e ndjejnë më afeksionin e lidhjes së gjakut. Në një intervistë të fundit, trajneri Bunjaki i Kosovës ka thënë se me pranimin e saj në UEFA e FIFA, ky zotëria do të thërrasë në përfaqësuesen që drejton edhe Milot Rashicën. Arsyeja është e thjeshtë: “Shteti i Kosovës ka investuar te ai lojtar dhe natyrisht që duhet të luajë për të”. Milot Rashica është nga Vushtria dhe Bunjaki ka të drejtë që e dëshiron dhe që në një farë mënyre na bën edhe presion. Por në këtë rast, “shteti” nuk merr dot kuptimin klasik, madje kështu do të jetë gjithmonë. Ata të parët e Vushtrisë, kohë pas kohe kanë luftuar për pavarësinë e Shqipërisë dhe nuk është njëlloj si Argjentina me Paraguajin, që kanë një gjuhë, por nuk kanë një shpirt. Shqipëria dhe Kosova, o lum djali, nuk janë thjeshtë fqinj. Por “Bonjak” (nëse këndej e ka preardhjen mbiemri i trajnerit të Kosovës), në shqip i bie “jetim” dhe nëse të thërrasin kështu është thjesht rastësi, ndërsa nëse e ndjen… Nëqoftëse një ditë, meqenëse na është bërë edhe ne makth, do të na e marrin Milotin, Beratin, Shkodranin, bashkë me kapiten Lorikun (që nuk besoj se do të ndërrojë uniformë), Shqipëria do të mbetet ashtu siç ishte, apo diçka më pak për nga cilësia, ndërsa Fadili i Partizanit të Beogradit dhe Bonjaku po këta që janë, fiks siç ka thënë Konica: “Shqipëri të kam dhjerë, nuk të mora vesh një herë”.

 

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Etiketa: Ali AsllaniBujanovcKonicaMedvegjëMilot RashicaPreshevësaimir demitrajneri Bunjaki

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Meta në Kroaci: Evropa të mos ngrejë mure për refugjatët

Meta në Kroaci: Evropa të mos ngrejë mure për refugjatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com