Jehona e protestës paqësore të opozitës/ DW: Mbizotëronin flamujt e BE, SHBA dhe Gjermanisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jehona e protestës paqësore të opozitës/ DW: Mbizotëronin flamujt e BE, SHBA dhe Gjermanisë

10:04 | 26/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Në Tiranë protesta e 6-të kombëtare kundër qeverisë të shtunën ( 25.05) u mbyll paqësisht, pa dhunë e sulme ndaj institucioneve si dy javë më parë. Thirrjet e ndërkombëtarëve kësaj here nuk ranë në vesh të shurdhër.

Për rreth dy orë e gjysmë, opozita e bashkuar protestoi përpara kryeministrisë. Në ndryshim nga protestat e kaluara, kësaj here protesta kaloi pa incidente dhe ishte në tërësi paqësore. Në prag të protestës ka pasur apele nga BE dhe SHBA për përmbajtje dhe distancim nga dhuna si dhe që palët të bisedojnë për të gjetur zgjidhje dhe të mos e zhysin vendin në krizë politike.

Mbështetësit e opozitës zgjodhën të lëshonin drejt qiellit balona të bardha, në formë abazhuri, me parullën “Rama IK” , pasi i vinin zjarrin në sajë të një mekanizmi që i bënte të ngiteshin lart, mes tymit.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ndryshe nga protestat e tjera kombëtare anti-qeveritare ku mbizotëronte flamuri kombëtar kuq e zi, në protestën e të shtunës mbizotëronin flamuri blu i BE dhe ai i SHBA, por nuk mungonte as flamuri i Gjermanisë, që opozita e konsideron aleaten e saj të rëndësishme.

Kërkesat e opozitës dhe të mbështetësve të saj janë të pandryshuara: largim i kryeministrit Rama, formim i një qeverie kalimtare që të organizoje zgjedhje të lira dhe të ndershme, moslejim i zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, në të cilat opozita ka deklaruar se nuk merr pjesë pasi sipas saj ato “do të jenë një farsë”.

Element i ri në protestën e të shtunës është edhe mbajtja nga protestuesit e një tepsie prej alumini ku brenda saj ishin ngjitur parulla antiqeveritare dhe foto që stigmatizonin kryemnistrin Rama në lidhje me akuzat e opozitës për blerje votash, korrupsion dhe lidhje me krimin, të hedhura poshtë nga kryemnistri dhe qeveria e tij.

Basha: Tani shansi për zgjidhjen e krizës politike

Sipas një rituali të konsoliduar në protestat kombëtare anti-qeveritare të opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që nga fillimi i tyre në mesin e shkurtit të kaluar, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbajti fjalimin e radhës para protestuesve.

Basha tha në fjalën e tij se “zgjidhja politike e krizës kalon vetëm përmes largimit të Rames” të cilën e quajti “shkaktar dhe pengmarrës të demokracisë”.

“Tani është shansi për zgjidhjen politike të krizës. Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie, pasi ne jemi më të fortë se kurrë. Liri a vdekje! Demokraci a vdekje! Çdo ëndërr për të imponuar me krimin zgjedhje moniste dhe çdo përpjekje për të mos u larguar por për të vijuar të qeverisë me krimin, do të marrë përgjigjen e merituar nga ky shesh”, tha Basha në fjalën e tij, që e mbylli me thirrjen drejtuar ptrotestuesve për të vijuar protestën në sheshin para Parlamentit.

Thirrjet e faktorit ndërkombëtar merren në konsideratë

Në prag të protestës  BE, OSBE dhe SHBA u bënë thirrje organizatorëve për të qëndruar larg akteve të dhunës.Delegacioni i Bashkimit Europian dhe ambasadat e vendeve anëtare vunë në duke se “dënojnë aktet e dhunës në  protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore.”

Ambasada e SHBA theksoi në deklaratën e saj se “nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave Molotov dhe gurëve, është jo demokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë”.

OSBE theksoi qëndrimin e saj të vendosur kundër dhunës ekstreme në protestën e 11 majit, ku protestuesit kërcënuan edhe Ambasadorin e OSBE-së në Tirana, Bernd Bochardt për qëndrimin pa ekuivoj kunër dhunës.

“Dhuna është e papranueshme dhe  trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë” – nënvizohet në qëndrimin e OSBE ndaj protestëssë të shtunës.

“Koktejet e Molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara protestës është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike” – thekson OSBE në deklaratën e saj.

/syri.net/

Etiketa: jehone nderkombetarekriza politikeprotesta kombetare e 6-te e opozites

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

nga 27
07:36 | 04/02/2026
0

DASHI Keni kaluar javë intensive, pothuajse si një pistë me pengesa. Tani qielli kërkon vetëm një gjë nga ti: ngadalëso...

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

nga 27
07:29 | 04/02/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me kthjellime e...

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

nga 27
23:29 | 03/02/2026
0

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti...

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

nga 27
23:19 | 03/02/2026
0

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda...

Para
Tirana pa drita/ OSHEE: Ja zonat që do të jenë pa energji gjatë dy ditëve në vijim

Tirana pa drita/ OSHEE: Ja zonat që do të jenë pa energji gjatë dy ditëve në vijim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

07:36 | 04/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

07:29 | 04/02/2026
Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –
  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com