Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e Safet Bajrit, me 8 vite e 9 muaj e 12 ditë burg.
Bajri ishte i dyshuar si kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh.
Ai ishte i dënuar me 22 vjet burg në Belgjikë për trafikim të qënieve njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni. Sipas dosjes së mbëritur në Shqipëri nga drejtësia Belge, Bajri është gjetur fajtor për shfytëzimin si prostitutë të një vajze nga Shkodra me inicialet E.G.