Policia greke ka arrestuar një grek, 56-vjeç pasi në mjetin e tij iu gjend 3 pako me 26 kg e 600 gram marijuanë, te cilat ishin ngarkuar në kufirin e gjelbër.
56-vjeçari është arrestuar në kufirin greko-shqiptar, në aksin Kakavijë-Janinë, ndërkohë që u sekuestruan 2 celularë, 250 euro dhe një pajisje GPS.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 3.8 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.