Një tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme ku një 12 vjeçar është mbytur në Lumin e Valbonës.
Familjarët bëjnë me dije se 12-vjeçari J. D. banues në fshatin Dragobi, ka shkuar për të zënë peshk rreth 200 m larg banesës së tyre, në lumin Valbona, dhe nuk është kthyer më.
I mituri dyshohet të ketë rënë aksidentalisht në lum, dhe më pas është mbytur.
Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.