Një 55-vjeçar është raportuar i humbur dhe dyshohet se ka rënë në lumin e Bistricës.
Policia thotë se 55-vjeçari me iniciale A. Sh., pasditen e djeshme dyshohet se po kalonte nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh kur u rrëzua në lumë.
Gjatë këtij momenti, ai ka qenë së bashku me djalin e tij 15-vjeçar, i cili ka deklaruar në polici se babai ishte nën efektin e alkoolit.
Ndërkohë menjëherë kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 55-vjeçarit, por ende nuk është gjetur.