Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është treguar shumë e drejtpërdrejtë me fansat e saj, ku ka folur edhe njëherë hapur për ndërhyrjet.
Gjatë intervistës së saj të fundit të realizuar për revistën “Health”, ajo është kritikuar për shkak të peshës dhe formave të saj.
“Unë nuk i kam bërë kurrë të pasmet, dhe as hundën. Ndoshta një ditë do të dua të bëj gjoksin, nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi. Në të vërtetë, unë kam një septum të devijuar (të hundës) dhe vazhdoj të marr infeksione të sinusit, dhe kam frikë ta bëj atë. Kam frikë që t’i nënshtrohem ndërhyrjes … Nëse bëj hundën do ta them patjetër. Nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi? Unë bëj çfarë të dua”, ka thënë ajo duke zbuluar se ndoshta në të ardhmen mund të bëjë ndryshime.