Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj duke folur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, tha se ekziston një dyshim i bazuar që Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve së bashku.
“Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederika Mogerinit. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj”, tha Haradinaj.
Meqenëse kjo ide është tashmë e vdekur sipas kryeministrit Haradinaj, një gjë e tillë vetëm ka humbur kohën e tre liderëve të lartë përmendur raporton “Zeri.info”.