Ka ardhur në jetë ditën e sotme princi më i ri i Mbretërisë së Bashkuar, vogëlushi i Princ Harry dhe Meghan Markle.
Sipas një postimi në Instagram nga sussexroyal, mësohet se vogëlushi i sjellë në jetë ditën e sotme është djalë.
Lajmi për lindjen e vogëlushit fillimisht u transmetua në “Sky News” nga Rhiannon Mills, i cili konfirmoi publikisht lajmin që Meghan Markle ka pasur mëngjesin e sotëm kontraksionet e para. Ky lajm u konfirmua edhe nga Meghan dhe Harry përmes llogarisë së tyre të përbashkët në Instagram.
Princ Harry së bashku me bashkëshorten e tij Meghan Markle kanë pritur bebushin mbretëror i cili peshon 3.3 kg.