38 fëmijë për 27 vjet, ky është rekordi me numrin më të madh të lindjeve brenda një periudhe të caktuar kohe.
Mariam Nabatanzi u martua në moshën 12 vjeçare dhe brenda një viti lindi binjakë, të cilët u pasuan nga 5 shtatëzëni të tjera, prapë binjakë.
Më vonë pati 9 shtatzëni. Ndër to, katër i kishte me trinjakë dhe pesë me katërnjakë.
Tre vjet më parë, 39 vjeçarja nga Uganda u braktis nga burri i saj, duke e lënë atë të vetme për të rritur 38 fëmijë.
Tashmë të gjithë ata jetojnë në katër shtëpi të vogla në një fshat të rrethuar nga fushat e kafesë në veri të Kampalës.
Pas lindjes së binjakeve të saj të parë, Nabatanzi shkoi tek një mjek i cili i tha asaj se kishte vezore jashtëzakonisht të mëdha, një gjendje e rrallë.
Ai e këshilloi atë që kontrolli i lindjes me pilula mund ti shkaktonte probleme të mëdha shëndetësore, prandaj nuk kishte zgjidhje tjetër.