Partia Bashkimi Demokrat është tërhequr nga zgjedhjet lokale të planifikuara për t’u mbajtur me 30 qershor duke i kërkuar KQZ ç’regjistrimin e partisë.
Mësohet se kërkesa drejtuar KQZ-së është bërë nga kreu i kësaj partie, Ylber Valteri.
Ai ka deklaruar se zgjedhjet duhen mbajtur vetëm me opozitën dhe në rast të kundërt ato janë farsë.
“Vullneti i PBD është që zgjedhjet duhet të realizohen me pjesëmarrjen e opozitës dhe se në kushtet e mosregjistrimit nga partitë kryesore të opozitës, zgjedhjet do të konsideroheshin farsë dhe të dëmshme për Shqipërinë dhe interesat e qytetarëve shqiptarë”, shkruan kryetari i Partisë Bashkimi Demokrat, Ylber Valteri në kërkesën drejtuar KQZ për çregjistrim nga zgjedhjet e 30 qershorit.