Shkarkohen nga detyra 2 akademikë për shkak se pinin duhan në zyrat e tyre gjatë punës.
Ky penalizim ka ndodhur në universitetin e Nagasakit në Japoni. Sipas ligjit japonez nuk lejohet pirja e duhanit në dhomat e universitetit dhe kjo është arsyeja pse akademikët janë larguar nga detyra.
Ndërkohë akademikët kanë reaguar ashpër në lidhje me shkarkimin. Ata kanë ngritur padi në gjykatën e Nagasakit pasi thanë se shkarkimi i tyre nuk është pjesë e ligjit dhe është i padrejtë.
“Akademikët duhet të jenë shembull për studentët dhe për këtë arsye ne i kemi shkarkuar nga detyra”,tha rektori i universitetit të Nagasakit.