Të dielën e sotme të pashkëve, gjashtë shpërthime kanë ndodhur në tre kisha dhe tre hotele në Sri Lanka.
Mësohet se të paktën 100 persona raportohen të jenë vrarë ndërsa përveç viktimave ka dhjetëra të plagosur.
BBC raporton se tre shpërthimt ndodhën në Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa gjatë shërbimeve të Pashkëve.
Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury, të gjitha në Colombo, u goditën gjithashtu.
Dita e Pashkës është një nga festat më të mëdha në kalendarin e krishterë. Imazhet në mediat sociale treguan një prej kishave, St Sebastian në Negombo, me një tavan të copëtuar dhe gjak në pllaka.