Pjesëtari i grupit të Habilajve, Reshat Radhima është ekstraduar nga shteti italian.
Çështja e tij do të kaloj në rishqyrtim ditën e sotme rreth orës 13:00 ku do ti paraqitet dhe masa e sigurisë.
Radhima ishte i shpallur në kërkin ndërkombëtar pasi akuzohej se bashkë me anëtarët e tjerë të grupit Habilaj për një sërë veprash penale si “Trafik ndërkombëtar të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kultivim të narkotikëve.
Ndërkohë që Reshat Radhima ka qenë i dënuar dhe më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2017.