Vettingu/ KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Astrit Faqolli – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vettingu/ KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Astrit Faqolli

09:31 | 18/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli. Gjyqtari ishte konfirmuar më herët në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Mirëpo, komisioneri publik ankimoi pranë KPA vendimin e KPK.

Për pasojë, trupa gjykyese e KPA deklaroi shkarkimin e tij nga detyra duke argumentuar se Faqolli ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë.

Read more

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Pretendimet e Komisionerit Publik, dhe mbrojtja e gjyqtarit Faqolli

Komisioneri Publik kontestoi ligjshmërinë e burimeve për një apartament 83.3 m2 në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, të ardhurat e siguruara nga shitja e një makine, për të cilën gjyqtari nuk disponon kontratën si dhe burimet për blerjen e një trualli dhe ndërtimin e një godine 3-katëshe në Librazhd. Gjithashtu, pjesë e ankimit është bërë një hua prej 10 mijë eurosh nga kunati si dhe kursimet e deklaruara prej 5 milionë lekësh, të cilat shërbyen për blerjen e apartamentit në Tiranë.

“Deklarimet e subjektit kanë qenë në mënyrë të përsëritur kontradiktore për justifikimin e shpenzimeve dhe kursimeve të deklaruara,” tha Ballhysa në seancën e kaluar.

Gjyqtari Astrit Faqolli dhe avokati i tij, Julian Mërtiri i kundërshtuan konstatimet e komisionerit duke u shprehur se pretendimet e këtij të fundit ishin të përgjithshme. Ata u shprehën se vendimi i KPK-së është i saktë dhe i bazuar në prova.

Lidhur me apartamentin, gjyqtari Faqolli dhe avokati i tij shpjeguan se si burim kishin shërbyer të ardhurat familjare ndër vite. Ndërsa huaja 10 mijë euro marrë kunatit, sipas tyre kishte shërbyer për mobilim si dhe për krijimin e një teprice prej 400 mijë lekësh cash në shtëpi.

Avokati i Faqollit sqaroi se huadhënësi ka pasur burime të ligjshme, pasi ka qenë një futbollist i njohur dhe ka pasur kontrata me sport-klube në Zvicër në vitet 1997, 1998 e në vazhdimësi, veç kontratave në Shqipëri. Sipas tij, ka qenë e pamundur të sigurohen gjithë dokumentacionet, por kontratat jashtë shtetit tregojnë se ka pasur burime të mjaftueshme financiare për blerjen e një  apartamenti në Tiranë, shitja e të cilit është deklaruar si burim për huanë 10 mijë euroshe.

“Vlera e tij në treg në vitin 2005 ka qenë 100 mijë euro,” tha avokati Mërtiri, ndërsa shtoi se kishin siguruar dokumentacion nga Federata Shqiptare e Futbollit se kunati i gjyqtarit ishte përzgjedhur si pjesë e kombëtares shqiptare në vitin 1998.

Lidhur me kontratën e shitjes së makinës në vitin 2006, mbrojtësi i Faqollit u shpreh se nuk kanë arritur ta gjejnë për shkak të kohës së gjatë dhe se dy javë më parë i kishin bërë kërkesë ILDKPKI, nëse kontrata e shitjes gjendej mes dokumenteve të dorëzuara më parë në këtë institucion.

Lidhur me ligjshmërinë e burimit të huasë prej 1 milion lekësh për blerjen e një trualli që shërbeu për ndërtimin e një godine në Librazhd, Mërtiri tha se huadhënësi kishte qenë në emigrim dhe më pas kishte hapur dy aktivitete në Shqipëri, duke pasur të ardhura të mjaftueshme.

“Deri më sot, gjithë pasuria e tij përbëhet nga një apartament në Tiranë, një objekt në Librazhd dhe një makinë me vlerë 9 milionë lekë. Ai ka qenë i drejtë dhe i ndershëm në ushtrimin e detyrës së tij,” tha avokati Mërtiri.

Mbrojtja kërkoi që të pranoheshin si prova dokumentet e reja, që sipas tij vërtetonin mjaftueshmërinë e të ardhurave të kunatit të Faqollit për blerjen një apartamenti në Tiranë, mes të cilave edhe kopje të shkrimeve në gazeta ku flitej për lidhjet e kontratave me sport-klube vendase e të huaja.

Gjithashtu, ai kërkoi që t’u jepej kohë për gjetjen e provave të reja për të ardhurat e siguruara pas kthimit prapa të stokut të barnave kundrejt vlerës së tyre në vitin 2002, kur bashkëshortja e Faqollit kishte mbyllur aktivitetin si edhe për kontratën e shitjes së makinës në vitin 2006.

Etiketa: shkarkim nga detyravendim kpaVettingu

Të Lidhura

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

nga 27
10:12 | 04/02/2026
0

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

nga 27
09:48 | 04/02/2026
0

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave....

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

nga 27
09:18 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet në debatin me gjyqtarët lidhur me kërkesën për rritjen e pagave, duke i akuzuar...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
09:00 | 04/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

Para
Ambasada amerikane fton studentët për aplikime/ Nis programi veror “Punësim dhe udhëtim” në SHBA

Ambasada amerikane fton studentët për aplikime/ Nis programi veror "Punësim dhe udhëtim" në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026
Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

09:00 | 04/02/2026
50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

08:16 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com