Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez ka zbuluar më në fund të vërtëtetën mbi akuzat se i fejuari i saj e tradhëtonte me një tjetër.
Lopez në një intervistë për “Breakfast Club Power” u shpreh se ajo dhe bashkëshorti i saj janë mjaft të lumtur dhe nuk e ndërtojnë marrëdhënien e tyre nga fjalët e njerëzve.
“Nuk ka rëndësi çfarë është thënë. Unë e di cila është e vërteta. Unë e di kush është ai, e ai e di kush jam unë. Ne jemi të lumtur. Nuk do i lejojmë njerëzit e tjerë që të na e tregojnë se cila është lidhja jonë”, është shprehur JLO.
Kujtojmë se disa ditë pasi diva pranoi propozimin për martesë, ish-kolegu i Alex Rodriguez e akuzoi se e tradhton me ish-gruan e tij. Kështu nisën spekulimet se Alex tradhton divën e popit me Jessica Canesco, ish gruaja e Jose Canesco.