Një tjetër ndryshim është njoftuar në rradhët e Policisë së Shtetit.
Pas pothuajse dy vitesh në detyrë si drejtori i Policisë së Elbasanit largohet nga detyra Altin Qato, ndërsa në vend të tij do të vij Arjan Muça.
Muça ka një përvojë profesionale në kohën e qeverisjes së Berishës, ku mbante postin si shefi i Operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në 7 gusht 2009.
Gjatë këtij operacioni mbetën të vrarë katër policë: Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.