Ministri holandez: Të ndalohet emigracioni i paligjshëm. Nuk ka më azil për shqiptarët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri holandez: Të ndalohet emigracioni i paligjshëm. Nuk ka më azil për shqiptarët

19:33 | 08/04/2019
në Shqiperi
0

Ministri për Migracionin në Holandë Mark Harbers u prit ditën e sotme nga zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda.

Në këtë takim, u diskutua sidomos emigracioni i paligjshëm. Ministri i Holandës tha se shteti i tij e konsideron Shqipërinë vend të sigurt origjine.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Harbers deklaroi se qëllimi i këtij takimi është të ndalojë emigracionin e paligjshëm, duke punuar ngushtësisht me autoritetet shqiptare.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Të rritësh ndërgjegjësimin e qytetarëve është jashtëzakonisht e rëndësishme, për shkak se emigracioni i paligjshëm ka pasoja të shumëfishta. Emigrantët e paligjshëm kanë rrezikun që të shfrytëzohen gjatë udhëtimit të tyre dhe të hasin në detyrime financiare për shkak të praktikave të trafikimit të qenieve njerëzore.

Për më tepër, rrethanat në të cilat emigrantët synojnë të kapërcejnë në mënyrë të paligjshme Kanalin nga porti i Rotterdamit drejt Mbretërisë së Bashkuar janë shpesh herë tejet denigruese dhe shumë të rrezikshme.

Shtatorin e kaluar, 18 emigrantë u nxorën për fat në kohë nga një kontejner frigoriferik i mbyllur në portin e Rotterdamit. Këta emigrantë kanë parë vetëm muret e brendshme të kontejnerit, dhe nuk e kishin idenë se ku ishin saktësisht. Fatmirësisht, shërbimi i urgjencës patën mundësinë ta gjurmonin vendndodhjen duke përdorur të dhëna GPS nga celulari. Sikundër në çdo port, me mijëra kontejnerë ngarkohen njëri mbi tjetrin në atë vendndodhje. Vetëm falë pajisjeve speciale dhe një doze të mirë fati, këta njerëz u nxorën në limitet e mundshme të kohës. Por është e thjeshtë për të imagjinuar se si kjo situatë mund të kishte qenë fatale.

Ne duhet të punojmë së bashku për të mbrojtur qytetarët shqiptarë për të mos bërë zgjedhje që shpesh të çojnë në këto rrethana çnjerëzore. Ose duke u kacavjerrë në aksin e një kamioni për kilometra të tëra, ose të shtypur në një pjesë të ngushtë pa ajrosje në fund të kamionit. Të dyja janë rrugë të pashpresa. Jetët e këtyre njerëzve janë në rrezik. Dhe ajo që e bën këtë observim edhe më të dhimbshme është fakti që gratë shtatzëna apo edhe fëmijët nuk bëjnë përjashtim nga kjo.

Së pari, nuk ka asnjë shans për këta emigrantë për të fituar azil në Holandë. Edhe nëse dikush nuk kthehet në mënyrë vullnetare në Shqipëri, atëherë do të bëhet objekt i një rikthimi të detyruar, që përfshin edhe ndalimin administrativ.

Së dyti, për ata të cilët iu shkon në mendje që të kalojnë në mënyrë të paligjshme Kanalin nga Holanda për në Mbretërinë e Bashkuar, çdo përpjekje për të kaluar në mënyrë të paligjshme Kanalin ka vetëm një rezultat: në një biletë vetëm kthimi për në Shqipëri dhe një ndalim udhëtimi për dy vjet në gjithë zonën Shengen’, theksoi Harbers, ndërkohë që tregoi se në vitin 2018 të gjitha aplikimet për azil nga shqiptarët janë refuzuar.

‘Në vitin 2018 të gjitha aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë janë refuzuar. Sepse Shqipëria cilësohet si një vend i sigurtë.  Varfëria apo mungesa e shpresës nuk përbëjnë arsye për azil.

Aplikimet për azil nga vendet e sigurta procedohen me prioritet, pas të cilit azil-kërkuesi kthehet shumë shpejt mbrapsht në vendin e tij të origjinës.  Edhe në rastet e apelimit, e gjithë procedura mund të përfundojë brenda 8 javësh”, tha ndër të tjera ministri holandez.

 

Etiketa: azilemigracioni i paligjshemministri holandezMinistri për Migracionin në Holandë Mark Harberszëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Pirro Çako zbulon “sekretin” e bashkëpunimit me Xhensilën

Pirro Çako zbulon "sekretin" e bashkëpunimit me Xhensilën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com