Prokuroria e Kriemve të Rënda ka dhënë pretencën për Klement Balilin, ku kërkoi dënimin e tij me 18 vite burg.
Balili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave. Si prova fajësie u renditen përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.
Kujtojmë se Balili qëndroi për disa vite në arrati, dhe si përfundim u vetëdorëzua në Polici, në kohën kur dosja e tij u dërgua në Gjykatë.