Pas super golit të kosovarit Milot Rashica në Kupën e Gjermanisë, ka reaguar në një status në twitter UEFA, ku tregon paraqitjen e shkëlqyer të lojtarit tek Werder Bremen.
Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës ka realizuar 2 gola në 3 ndeshje për Bremenin në Kupë, ndërsa në total ka shënuar 9 herë në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë vit.
Pikërisht këtë ua ka kujtuar faqja e UEFA-s në gjuhën gjermane ndjekësve të vet në twitter:
“Rashica në vitin 2019: 11 paraqitje, 9 gola”.