Nëse gërshetat e famshme të Kim Kardhashian u bënë modeli ndërkombëtar që duhej ndjekur nga çdo personazh i njohur, kaçurrelat u krijuan si një trend alla shqiptar, që sapo u prezantua, filloi të përhapej me shpejtësi tek të gjitha vajzat moderne. Nuk dihet me siguri se cila është e para që ka meritën për flokët kaçurrela, por ajo që dihet me siguri është që ky trend po kthehet në modelin e sezonit dhe të gjithë personazhet e njohur kanë filluar ta kuptojnë këtë.
Edhe pse eksperimenton gjithmonë me flokët, Xhensila Myrtezaj është e bindur se kur kthehet te flokët kaçurrelë, do të marrë me mijëra komplimente nga fansat.
Kaçurrelat duket që i shkojnë shumë edhe Elvanës, e cila ka pak javë që e ka provuar modelin e ri dhe, me sa duket, është e kënaqur. Shumë prej fansave e kanë krahasuar edhe me Beyonce me këtë model të ri.
Tuna ka vetëm pak minuta që ka postuar fotot e reja në profilin e saj në Instagram me flokë kaçurrela. “Nuk ju dëgjoj dot, nuk më lë volumi i flokëve”, – shkruan ajo në dixhiturën pranë kësaj fotoje.
Edhe Nora i është rikthyer këtij modeli, i cili disa vite më parë e identifikonte. Duket nostalgjike apo po mendon të ekserimentojë sërish?
Çiljeta, gjithashtu, ka pak kohë që po eksperimenton me flokët. Dihet nga të gjithë, çfarëdo që të bëjë, i shkon. As këtë herë nuk ka zhgënjyer.
Jonida Maliqi, prej kohësh ka gjetur veten te flokët e zinj, por jo tek modeli i tyre. Me flokë kaçurrelë është shfaqur në një prej netëve të “The Voice”, por edhe në disa foto të fundit nga setet artistike.
Është gjithmonë në listën e vajzave me flokë shumë të bukur. Soni Malaj,vazhdimisht u rikthehet kaçurrelave natyralë dhe duket gjithmonë bukur me to. Në fakt, me çdo lloj modeli bukur duket.
Olta Boka nuk e harron asnjëherë modelin me kaçurrela, ndaj i rikthehet vazhdimisht për një look ndryshe dhe duket gjithmonë bukur.
Juliana Pasha, prej kohësh e ndien veten komode te kaçurrelat, ndaj edhe e praktikon vazhdimisht në daljet publike dhe në koncertet live.
RevistaClass