Një intervistë e saj dhënë në Amsterdam u komentua shumë në rrjetet sociale dhe pati kritika për anglishten e saj, por pavarësisht kesaj përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Eneda Tarifa, ka befasuar publikun në Amsterdam.
Performanca e saj në skenë nuk është si në anglishten e saj, në fund të fundit ajo dotë vlerësohet për këtë gjë kur te debutoje ne Eurovizion.
Në videon e shpërndarë në faqen e Eurovisionit, këngëtarja shqiptare ka befasuar në performancën e fundit live në Amsterdam me këngën “Fairytale” duke marrë duartrokitjet e fansave të Eurovisionit./ 27.al