Këngëtarja Jonida Maliqi do të përfaqësoj Shqipërinë në skenën e Eurovision 2019, me këngën “Ktheju tokës”.
Përmes një postimi në instastory pak minuta më parë ajo zbuloi për ndjekësit dhe fansat se kur do të performojë në skenën madhështore.
“Shqipëria do të këndojë e 14-ta në natën e dytë të Eurovisionit më 16 Maj,”– shkruan ajo në postimin e saj. Kënga “Ktheju Tokës”, siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme renditet e 14-ta, në gjysmëfinalen e dytë.
Ndërkohë që 3 vendet e para renditet: Armenia, Irlanda dhe Moldavia.