Në një kohë kur Kuvendi është me vetëm 100 deputetë, zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, thotë se zgjidhja e vetme mbeten deputetët e rinj.
Përmes një statusi në facebook pak minutave më parë Petro Koçi, shkruan: “Dalja nga rruga qorre e PD e LSI jane deputetet zevendesues”.
Pas statusit të tij i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Nard Ndokës. “Meme, si për 1 Prill!”, shkruan Ndoka, ndërsa reagimin e tij e shoqëron dhe me një shkelje të syrit.