Ish kryeministri Sali Berisha vijon me publikimin e denoncimeve në Facebook, ku së fundmi një qytetar denoncon konkursin fiktiv për pranimet në Policinë e Shtetit.
Sipas këtij të fundit, përzgjedhja e fituesve është bërë në mënyrë jotransparente dhe pa asnjë njoftim paraprak.
Denoncohet kallp konkursi i Evinit dhe Vasal Kimikut të tij si mashtrim i ulët!
Lexoni mesazhin e aplikuesit dixhital. sb
Përshëndetje Doktor Berisha! Para një muaji policia e Lleshit hapi aplikimet në polici për 150 vende për studentët e degëve juridik, informatikë dhe ekonomik. Dje doli Rama me Lleshin edhe njoftuan për fituesit. Nga 150 që ishte njoftuar vetëm 50 u shpallën fitues edhe këta pa asnjë transparencë dhe asnjë njoftim. Nuk dim se çfarë të bëjmë me këtë shtet dhe ku të ankohemi. Rrespekte dhe gjithë të mirat të urojë!