Dita e premte ishte fatale për një 74-vjeçar nga Gjilani. Ai u gjet i vdekur afër një moteli në qytet.
Burime të “Insajderit”, brenda Prokurorisë në Gjilan kanë thënë se 74-vjeçari kishte vdekur nga përdorimi i viagrës, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë.
Në Prokurorinë e Gjilanit kanë njoftuar se ky rast është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i pa jetë i 74-vjeçarit është dërguar për autopsinë.