Lidhur me vrasjen e 7-vjeçarit në Bazel të Zvicrës ka reaguar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Thaçi shkruan se e gjithë Kosova dhe Zvicra do të luten për të.
“Vrasja makabre e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mërgimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të luten për të”, shkruan Thaçi.