Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë një mesazh të fortë për punonjësit në portet e Shqipërisë, ku bën me dije se masa të shumta janë në proces.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ministri Lleshaj shkruan se ata duhet të maten mirë me ligjet.
“Porti i Durrësit është porta e Shqipërisë dhe e rajonit. Takimi i sotëm në Port me gjithë aktorët synonte vetëm një mesazh: Kush punon në portën e Shqipërisë duhet të matet mirë me ligjet e saj. Asnjë hapësirë nuk mund të lihet për trafikun, kontrabandën dhe korrupsionin. Masa të shpejta dhe të shumta janë në proces”, shkruan Lleshaj.