Pas sulmit brenda një tramvaji në Holandë është arrestuar edhe autori i dyshuar.
Mësohet se personi i arrestuar për sulmin është një shtetas turk rreth 37 vjeç. Nga sulmi të paktën 3 persona mbetën të vrarë dhe 9 të tjerë të plagosur.
Pas ngjarjes forca të shumta policie dhe ambulancash mbërritën në vend duke e futur zonën në një perimetër sigurie. Atentatori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.