Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka publikuar skandalin se si po detyrohen mësuesit të dalin në shesh bashkë me fëmijët për “Ditën e Verës”.
Përmes një postimi në facebook, Vokshi bën publik rastin e drejtoreshës së gjimnazit “Sami Frashëri”, e cila detyron mësuesit bashkë me fëmijët e tyre të dalin në pikë të mëngjesit.
Postimi i plotë
Skandali me “Ditën e Verës”- si po detyrohen mësuesit të dalin në shesh bashkë me fëmijët e tyre.
Nuk u mjaftuan që e shtynë Ditën e Verës,
Nuk u mjaftuan që nga ditë feste, po e bëjnë “anti-miting”
Por po detyrojnë gjithë administratën dhe mësuesit të dalin në shesh.
Ja si Drejtoresha e Gjimnazit “Sami Frashëri” detyron mësuesit bashkë me fëmijët e tyre të dalin në pikë të mëngjesit.