Viktimë e sulmit brutal në Zelandën e Re ka qenë edhe një vogëlush 3-vjeçar. Atë e mori plumbi ndërsa po vraponte duke u përpjekur të largohet nga vdekja, që e gjeti në krahët e të atit. Mucad Ibrahim po lutej në xhami së bashku me babanë dhe vëllanë.
49 është numri i të vdekurve, ndërsa shumë njerëz presim me ankth lajme nga familjarët e tyre të zhdukur. Vrasësi 28-vjeçar, australiani Brenton Tarrant, me sa duket ka shpenzuar rreth shtatë vjet duke udhëtuar në botë ku dhe u lidh me ideologjinë ekstremiste dhe neonaziste.









