Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i ndodhur në Kukës, në kuadër të përgatitjes për protestën e paralajmëruar të 16 marsit, ka reaguar për mandatimin e Arban Zenelit, si deputet i PD-së për qarkun e Kukësit në vend të Flamur Nokës duke thënë se asnjë deputet i ulur në atë parlament pas dorëzimit të mandateve nuk është përfaqësues i Partisë Demokratike.
Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka thotë se: “E kemi bërë të qartë që askush në atë parlament nuk përfaqëson Partinë Demokratike. Të gjithë ata që hyjnë apo dalin nga ai Parlament sot për ne janë njësoj, përfaqësojnë vetëm interesat e tyre. Për ne ai parlament është Parlamenti i krimit dhe as PD-ja dhe asnjë forcë tjetër opozitare nuk ka më asnjë lidhje me atë parlament”.
Paloka është shprehur se protesta e 16 marsit do të jetë edhe më e madhe sesa ajo e 16 shkurtit dhe se nga sot e tutje komunikimin e kemi me qytetarët