Çfarë artisti i madh po vdes… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë artisti i madh po vdes…

10:03 | 13/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Sokol Shameti

Do të flasim sot për Neronin, perandorin romak, të cilin për nga marrëzia dhe deliri i madhështisë e tejkalon ndoshta vetëm Kaligula.

Mizoria, sadizmi, ekstravaganca dhe perversiteti seksual ishin tema dominuese përgjatë 14 viteve të sundimit të Neronit.

Read more

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

Djegia e Romës prej tij, thjesht për qejf, për të përjetësuar emrin në histori është fabula më e njohur ndër bëmat e psikopatit që e njohu pushtetin qysh në moshën 16 vjeçare.

Biografët e shpjegojnë këtë akt prej piromani, i cili shkaktoi djegien e plotë ose të pjesshme të dhjetë prej katërmbëdhjetë distrikteve të Romës, me zilinë e Neronit ndaj mbretit të lashtë trojan, Priamit. Historiani romak Seutonius dëshmon se ndërsa Roma digjej, Neroni këndonte “Fati i Iliumit”, një rapsodi epike që i thurte lavde rrënimit të Trojës nga grekët.

Disa të tjerë e lidhin aktin barbar, me planin për t’i hapur vend një ndërtimi madhështor të quajtur Shtëpia e artë (Domus area), ku do të ngrihej edhe një monument gjigant, rreth 30 metra i lartë, i vetë Neronit.

Megjithatë, djegia e Romës nuk është e vetmja gjëmë marroke që Neroni la në histori. Pesëvjeçari i tij i parë qeverisës ishte shembullor (nën tutelën e mençur të nënës së tij). Fjalimin e parë të Neronit para Senatit thuhet se e shkroi këshilltari i tij, Seneka. Aty Neroni zotohej t’i jepte fund keqqeverisjes së trashëguar nga paraardhësit, të zhdukte korrupsionin dhe të reformonte drejtësinë.

Mirëpo menjëherë më pas erdhi shkulmi i çmendurisë së Neronit. Fillimisht vrau të jëmën vetëm sepse po e pengonte të ndahej nga gruaja dhe të lidhej me një shërbëtore.

Më pas vijuan ekzekutimet e këshilltarëve dhe anëtarëve të farefisit. Gjyqet për tradhti u bënë të rregullta. Në një prej tyre u dënua me vdekje edhe poeti Lukan. Edhe vetë Seneka u detyrua të kryejë vetëvrasje. Në fund fare erdhi martesa e Neronit me Pitagorën, një qytetar i lirë, në një dasëm publike ku vellon e nuses e mbante mbi krye vetë perandori.

Thuhet se Neroni improvizonte fushata ushtarake të paqëllimta dhe shkatërrimtare për ushtrinë, thjesht për të kënaqur egon e tij prej strategu të madh.

Në fund Senati synoi t’i japë fund marrëzisë duke e dënuar me vdekje për tradhti të lartë, por perandori nuk deshi t’ua japë këtë kënaqësi dhe kreu vetëvrasje. Gjithsesi edhe në këtë akt ai la gjurmën e vet prej të çmenduri kur e detyroi njërin nga shoqëruesit të kryejë vetëvrasje para tij, thjesht për të krijuar një ide sesi do të ishte.

Fjalët e fundit që tha para vetëvrasjes ishin: “Qualis artifex pereo” (Çfarë artisti i madh po vdes).

Etiketa: artistSokol Shameti

Të Lidhura

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

nga 27
09:39 | 26/04/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e 25 prillit 2026, rreth orës 23:20,...

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

nga 27
09:33 | 26/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, ku automjeti gazetarit Sami Curri është...

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

nga 27
09:25 | 26/04/2026
0

Një skandal është zbuluar së fundmi në bankën italiane “Intesa San Paolo Bank”e cila mësohet se ka marrë një gjobë...

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

nga 27
09:15 | 26/04/2026
0

Trump është shprehur tha se bazuar në informacionet e deritanishme, nuk mendon se të shtënat në darkën e gazetarëve të...

Para
Liria/ Martin Camaj ndenji një javë mbi tokë, por të vëllait nuk i dhanë vizë ta shtinte në dhè

Liria/ Martin Camaj ndenji një javë mbi tokë, por të vëllait nuk i dhanë vizë ta shtinte në dhè

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

09:39 | 26/04/2026
Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

09:33 | 26/04/2026
Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

09:25 | 26/04/2026
“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

09:15 | 26/04/2026
Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar –

Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar –

09:07 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari
  • Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –
  • Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –
  • “Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –
  • Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar –
  • Panik në Shtëpinë e Bardhë, të shtëna gjatë darkës së gazetarëve – Trump i padëmtuar, arrestohet autori –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari
  • Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com