Një aksident ajror ka ndodhur në Etiopi, ku një boeing 737 i Ethiopian Airlines është rrëzuar teksa fluturonte nga Addis Abeda dhe Nairobi, në Kenia.
Të 157 pasagjerët përfshirë dhe ekuipazhin, që udhëtonin drejt Naorobit, kanë vdekur. Përplasja ka ndodhur rreth orës 8:44 minuta, ora lokale, 6 minuta pas nisjes nga Addis Abeba pranë Bishoftud, rreth 48 km në jug të kryeqytetit etiopian.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.