Gjakmarrja, barrë e rëndë mbi nënat në familjet e ngujuara (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjakmarrja, barrë e rëndë mbi nënat në familjet e ngujuara (Film)

19:45 | 08/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Sa herë flitet për gjakmarrjen në Shqipëri, më së shumti i kushtohet rëndësi burrave dhe fëmijëve dhe shumë rrallë flitet për nënat. Ato mbajnë peshën e dhimbjes për birin e vrarë, jetojnë me frikën mbi krye se mund të humbin një të afërm dhe mbajnë barrën e sigurimit të nevojave jetike në familjet ku janë ngujuar burrat. Elona Prroj drejtuese e Fondacionit “Jo gjakmarrjes po jetës” pas vrasjes në emër të gjakmarrjes së bashkëshortit Dritan Prroj, pastor në Kishën Ungjillore në Shkodër, bashkë me familjen e tij e falin gjakun duke çuar në vend amanetin e pastorit. Zonja Prroj i jep jetë projektit të lënë në mes prej tij kundër gjakmarrjes. Punon me nënat në familjet e ngujuara me bindjen se kur fal një nënë falin të gjithë pas saj. Mimoza Picari raporton nga Tirana.

Elona Prroji nënë e dy fëmijëve, është një prej qindra grave në Shqipëri që gjakmarrja i ka trokitur në derë. I ka marrë bashkëshortin Dritanin në vitin 2010, Pastor në Kishën Ungjillore Fjala e Krishtit, në Shkodër, aty ku ky fenomen është më i prehtë.

“Xhaxhai i tij në një konflikt e sipër vret një djalë dhe në atë moment 25 burra të fisit të bashkëshortit tim, duke përfshirë këtu Tanin dhe djalin tim, u desh që të ngujohen për 5 vjet në shtëpi”- thotë Zonja Elona Prroj.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Elona bashkë me bashkëshortin Dritanin arrijnë të shkojnë nga ngujimi në Londër por kthehen, vetëm pas disa muajsh me një projekt për familjet në gjakmarrje. Dritani vendos të mos ngujohet më dhe punon për afro një vit, derisa një ditë vëllai i viktimës që xhaxhai i tij kishte vrarë merr hak dhe e qëllon duke dalë nga Kisha. Por një javë para së të vritej kish lënë një amanet
“Pi një kafe me vëllanë e vet dhe i kërkon që nëqoftë se ai do të vritej për gjakmarrje, ata duhet ta falnin gjakun e tij. Dhe vetëm një javë pas këtij takimi me vëllanë Tani vritet. Gjithë familja mblidhet së bashku për të çuar në vend amanetin e djalit të tyre, e vëllait të tyre. Në momentin që Tani vritet, 24 burra nga fisi i tij dalin të lirë, sepse gjaku u la me gjak”- thotë Elona Prroj, bashkëshortja e të ndjerit, pastorit Dritan Prroj.

Në një videomesazh gjatë kohës së ngujimit ai pati folur dhe vetë për faljen:

“Ajo çfarë kam mësuar është të fal pavarësisht pasojës dhe të dua armiqtë e mi përmes shkrimit të shënjtë”- ishte shprehur Dritan Prroj.

“Në momentin kur bashkëshorti im u vra, kishte në cantën e tij biblën dhe një projekt kundër gjakmarrjes. Ishte përgjegjësia ime për të vazhduar garën, luftën dhe punën. Bashkë më mua këtu mund të ishin shumë gra të tjera që janë të ngujuara, të cilat sakrifikojnë natë dhe ditë me frikën e vdekjes mbi krye dhe me të gjithë preokupimin e tyre për të marrë rolin e burrit dhe të gruas në shtëpi, për t’u përkujdesur për familjen dhe askush nuk i sheh, askush nuk i dëgjon, madje nuk e dinë që ato ekzistojnë dhe që janë aty duke mbajtur mbi shpinë barrën e gjakmarrjes. Kjo ishte një nxitje brenda meje për t’u ngritur për të mos u fokusuar tek dhimbja ime dhe tek vetja ime, por për t’u bërë zëri i atyre që nuk
flasin dot”- shprehet Elona Prroj.

Sa herë flitet për gjakmarrjen më së shumti mbahen në fokus burrat dhe fëmijët, dhe rrallë u është kushtuar vëmendje nënave dhe grave.

“Mund të përjetojnë edhe me keq se burrat sepse jo vetëm kanë frikë se do të humbasin dikë të dashur, por ju duhet përmes frikës së tyre të jenë praktike për të siguruar nevojat thelbësore të jetës”. Për të vijuar projektin e gjakmarrjes që bashkëshorti i kish lënë në mes, bashkë më Kishën Ungjillore fjala e Krishtit themelojnë fondacionin “Jo gjakmarrjes po jetës”. Elona e nis me nënat këtë mision dhe i drejton një pyetje nënës së vrasësit të bashkëshortit të saj, në marshimin kundër gjakmarrjes në tetor 2010.

“Sot dua t’i bëj një pyetje familjes së gjaksit dhe veçanërisht nënës së kësaj familje. A mendon se duke prerë në mes një jetë të pafajshme, e më tepër jetën e shërbëtorit të perëndisë, a mendon se duke lënë në mes të rrugës dy fëmijë jetim që sapo kishin dalë nga shkolla dhe prisnin babin e tyre t’i merrte, por që kurrë nuk e panë më, a mendon se në këtë mënyrë solle në jetë djalin tënd të vrarë 5 vite me parë? Ndoshta mendon se ke shëruar sedrën tënde por jam e
sigurt se ke trazuar ndërgjegjen, shpirtin dhe mendjen tënde.

Mesazhi im për këtë nënë është që ne si nëna jemi thirrur të japim jetë dhe jo të inkurajojnë fëmijët tanë të marrin jetën e dikujt tjetër”- tha Elona Prroj në tetor të vitit 2010 vetëm disa ditë pas vrasjes së bashkëshortit të saj.

E nisi me këtë bindje dhe shkoi shtëpi më shtëpi në familjet e ngujura për të biseduar me nënat. E vështirë për një grua në ato zona, por ajo vijoi nën atë që e quan trashëgimia e derës së hapur. Është munduar të veshë dhimbjen e nënës për birin e vrarë, duke e filluar nga shembulli i nënës së bashkëshortit të saj që gjeti forcë për të çuar në vend amanetin e djalit për të falur gjakun.

“Nuk kemi ndeshur ndonjë rast pothuajse të papërpunueshëm, që ka refuzuar të dëgjojë. Nënat që kanë humbur bijtë nuk kanë filtra apo nuk kanë mënyra se si të jenë të kujdesshme apo deri diku të mos jenë lënduese ndaj ambjentit të jashtëm për shkak se janë të lënduara dhe plot me dhimbje edhe vetë. Në çdo rast ne kemi zgjedhur që së pari të dëgjojmë dhe të mund të bëhemi bartës të
këtyre nënave dhë ndërsa ato kanë derdhur kupën e tyre mbi ne atëherë mundohemi që përmes filtrave të kësaj dhimbje dhe kësaj kupe të mund t’ju flasim këtyre nënave” – u shpreh Elona Prroj.

Në qendrën e fondacionit “Jo gjakmarrjes dhe po jetës” Elona punon edhe me fëmijët e ngujuar në programe passhkollore, për t’i shkëputur nga mendimi se po rriten për të vrarë ose per t’u vrarë.

“I konsiderojmë këta fëmijë si serbator makine dhe në çdo moment që i kemi të mbushim depozitat e tyre me dashuri” rrëfen Elona Prroj.

Elona është një ndër 51 gratë dhe vajzat e librit Vajzat për Shqipërinë e autores Edlira Gjoni që portretizojnë 51 % të popullsisë ose 1 milion e gjysem femra në Shqipëri. I bashkon modestia, sakrifica dhe vetomohimi, thotë Zonja Gjoni.

“Dhe Elona e ka bërë këtë, ka zgjedhur të luftojë për jetën kundër vdekjes. Ka zgjedhur të punojë për gjakmarrjen duke u marrë jo me burrat por me nënat, sepse janë ato që vendosin nëse jeta do të vazhdojë apo do të mbetet aty” – tha Zonja Gjoni.

“Unë kam dëgjuar nëpër histori gjakmarrje se kur një nënë fal e gjitha pjesa tjetër rreth saj do arrijë të falë”- perfundon Elona Prroj, drejtuese e fondacionit “Jo gjakmarrjes po jetës”.

https://www.facebook.com/177134534535/posts/10156991705179536/

/Zëri i Amerikës/

Etiketa: gjakmarrja

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Berat, vret veten ditën e 8 marsit nëna e 5 fëmijëve

Berat, vret veten ditën e 8 marsit nëna e 5 fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com