Lidhur me situatën politike të krijuar në vendin, një tjetër zyrtar i BE do të niset nesër drejt Tiranës, në një tur takimesh me krerët më të lartë politikës.
Bëhet fjalë për drejtorin e Përgjithshëm për politikat evropiane dhe fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit Christian Danielsson, i cili pritet të zhvillojë një takim në orën 9:30 me kryeministrin Edi Rama, më pas me përfaqësues të opozitës. Rreth orës 12:00 Danielsson do të zhvillojë edhe një deklaratë me gazetarët.
Kjo është vizita e dytë nga Brukseli. Një javë më parë 7 eurodeputetë ishin në vendin tonë për situatën politike.