Nga Gjergj Jozef Kola
Në 575-vjetorin e Besëlidhjes së Arbnisë.
1
Për katër shekuj me rradhë osmanët patën dorë të lirë dhe e kthyen Arbninë katolike, atë të dy riteve, latine dhe antike, që kishte të njëtin zhvillim me metropolet perëndimore, në nji kalifat ushtarak të shek XI.
Për katër shekuj me rradhë 16-19, DIREKT osmanët mbështeten xhaminë islame e patriarkana greke mbështeti kishën ortdokse, ndërsa nga LARG Austriakët e Vatikani, Kishën katolike latine e antike Arbnore. Në shek e XX kalifati osman i Ballkanit i quejtun Rumelija, u copëtue e nji pjesë e mirë e tij, pshtoi pa u nda në mes të ortodokseve në Ballkan e kaloi në nji shtet laik me emnin Shqipnia. Këtu në kët shtet të ri, rryma orientale dhe ajo perëndimore krijuen nji simbozë gjithmonë antagoniste, që ma së shumti bashkpunonte për interesa personale se sa kombtare, shqiptare.
Në fillim shekullin e 20 kur i sëmuri i Bosforit po jepte frymë, pati nji ringjallje të vërtetë të vetëdijes katolike Arbnore latine, në Gegni kjo solli ngritjen e Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skanderbeg me 6 -11 Prill të vitit 1911 në rrethinat e Shkodrës nga Dede Gjon Luli, me u bashkue nji vjet ma vonë me ortodoksit, e muslimanet e nën mbrojten e bajonetave Austro-hungareze me ngritë flamurin Arbnor të Gjergj Kastriotit – Skanderbeg, të shtetit që i ishte gjetë edhe emni: Shqipni, emën që nuk kishte egzistue asnjiherë ma parë në asnji hapësinë juridike. Në perëndim e në botë mbeti porse, për fat të mirë, emni i përhershëm: ARBENIA = ALBANIA si realitet i perhershëm historik dhe juridik. Fjala, gjuha SHQIPE “nuk ka asnji lidhje gjuhësore me fjalën, Gjuhën Arbnore”, megjithse ata janë e njëjta gja. Askush nuk e di se nga erdhi krejt papritmas fjala Shqiptar e gjuhë shqipe diku nga shekulli i 18, kjo ishte ndoshta nji kompromis bashkjeteset në mes të arbenishtfolësve. Në perëndim e në botën e madhe mbeti e pandryshueshme, Albanian Language dhe Albania, rrjedhë direkte nga gjuha Arbenore e kombi Arbënor.
Prandaj sot flasim për nji ALBANOLOGJI e nuk egziston nji shqiptarologji.
Në kohën e pamvarësisë e ma vonë nën mbretin Zog, pra në 40 vjetet e parat e shek XX shqiptarët për herë të parë në bashkegzistencën e tyne 4 shekullore nisën të kremtojnë së bashku festat fetare. Ishte ky nji akt i madh, sado i brishtë, porse mjaft progresiv e paqësor që vendosi Kombin e ri në altarin e Fesë e bashkoi monodeistet në nji. Shqiptarizmi hodhi themelin e parë mbi kët akt tolerance të naltë.
Arbnorët nuk patën asnjiherë as kishe ortodokse greko-bizantine dhe as islam. Shqiptarët që dolën prej arbnorëve, ishin konvertue nga patriarkana në ortodokse e nga kalifati osman në islam. E përbashkëta e madhe me arbnoret ishin gjuha dhe zakonet pagane të ruejtuna aty këtu.
Arbnorët kishin nisë me e shkrue gjuhën e tyne, arbnishten që në shek e 15, së pari si nevojë e ruejtjes së besimit katolik latin e antik nga rreziku i asimilimit prej osmaneve e patriarkanës. Kështu arqipeshkevit katolik të Arbnisë Pal Engjulli i dedikohet dokumenti i parë në arbënisht: Formula katolike e pagëzimit. Që nga ajo kohë e deri sot ata nuk pushuen asnjiherë se shkruemi gjuhën arbnore, madje edhe kur ateherë kjo gjuhë e ndryshoi emnin e u quejt: shqiptarë.
Nën 4 shekujt e pushtimit osman vetëm arbnorët katolike u morën me shkrimin e gjuhës arbnore, të konvertuemit në islam dhe në ortdoksi nuk u lejuen ta pranojnë asnjiherë gjuhën shqipe e si pasojë nuk e shkruen deri në shek e 19 kur nisi rilindja dhe te tre komunitetet u afruen me njëni tjetrin për pamvarësi kombtare. Këtu ata pranuen emnin Shqipni dhe gjuhën shqipe si nji të vetmen. Turqishto-arabishtja e greqishtja që ishin përdorë gjithandej në institucione u kufizue vetëm në objektet e kultit bashkë me shkrimin e tyne arabo-grek e gjuha arbnore me germat latine që ishte përdorë ma shumë në kishën Katolike arbnore latine u ba e vetmja gjuhë publike-shtetnore e institucionale.
Arbenia toske katolike e ritit antik u islamizue nga osmanet dhe u ortodoksizue nga patriarkana greke. Nga Konstandinopuli-Stamboll ata morën përsipër nji mision konvertimi që e vazhduen për 4 shekuj me dhune e proselitizem. Në shek e XX nji pjesë e mirë të arbnoreve katolike antike të konvertuem në islam u shkëmbyen me ortodokset grekë të Turqisë e nji pjesë tjetër u greqizuen ku si pasojë Arbenia humbi troje të konsiderueshme në Jug të vendit.
Vetëdija arbnore katolike e ritit antik në Toskeni ju flijue ortodoksisë shqiptare, ndërsa vetëdija arbnore e katolike e ritit latin kaloi pa e ndryshue natyren në atë shqiptare. Këtu në Gegnine katolike latine ndeshim gjatë shekujve nji fenomen mjaft të çuditshëm, konvertimin trefish që nuk e ndeshim në toskeni. Kështu arbnorët gegë konvertohen në muslimanë osman e prej aty në muslimanë sllavë. Kështu ka ende sot arbnorë që quhen bjen fjala, Dardan Muhametovic. Lindita Hasanovic etj. (emnat nuk kanë ngjashmëri me persona reale e janë të rastësishëm).
Kisha ma e madhe e ortodoksisë greke në Perendim ndodhet në Vjenë dhe në mesin e saj ndodhet portreti i themeluesit e ndertuesit të saj: arbnorit të konvertuem në ortodoks Gjergj Simon Sina. Kjo kishe u ndertue për, komunitetin ortodoks“ të perandorisë osmane në Vjene. Juridikisht edhe sot kjo kishe i takon Greqisë, sepse ne 1780 kur u ndertue nuk egzistonte termi juridik: shqiptar, arbnor ortodoks nuk kishte pase kurre e qytetaret e këtij komuniteti ishin nënshtetas të perandorisë osmane. Me 1830 Gjergj Simon Sina simbas dokumentave Vjeneze, ja fali gjysen e pasunisë shtetit të ri ortodoks grek e mbretit të saj të parë, gjermanit Otto von Bayern. Nji ortodoks në trojet e pushtueme arbnore juridikisht ishte grek e jo Arbnor, megjithse fliste arbnisht, sepse arbnoret ishin katolike latine e katolik antike, feja dhe kombësia ishin të lidhuna në nji. Arbnorët e konvertuem në ortodokse i mbronte juridikisht patriarkana greke e Stambollit e cila shifej si vasale besnike e Sulltanit e kishin të njëjtat të drejta si arbnoret e osmanizuem.
Nëse në shekullin e XX vendosja e gjuhës arbnore në kishën ortdokse greke në Toskeni e kalon atë „deus ex machina“ në nji kishe ortodokse shqiptare, kjo mbetet nji „nyje gordiane“ që koha do e zgjidhe.
Emnat e bukur arbnore, tradicionale katolike si Gjon, Gjergj, Pjeter, Mark, Marija, Mrika, Mara, Nora u zevendesuen me ato grek dhe ende sot këto emna greke duken si diçka krejt normale. Në shek e 16 patriarkana greke ja mori Arbnoreve kishen katolike të ritit antik dhe ja ktheu në ortodokse. Mbas katër shekujsh tashma ishin shqiptarët me 1920 që ja morën grekëve kishën ortodokse në trojet e tyne dhe e kthyen në kishë ortodokse autoqefale shqiptare. Në këtë përplasje flija e madhe ishte kisha katolike antike arbnore, e cila mbijetoi vetëm në Italinë e Jugut.
Arbnorët e mirëfilltë mbijetuen në Jug të Italisë si katolike të ritit antik, si provë e gjallë historike e shek 16, kur ishin shpërngulë. Në shek e 20 edhe katolikët arbnore që kishin mbijetue në Alpet e Shqipnisë e sakrifikuen emnin e tyne për Shqipninë e sapolindun.
Gjatë 4 shekujve të pushtimit osman, juridikisht nën perandorinë osmane katolikët thirreshin arbnor, muslimanet thirreshin turq e ortodokset thirreshin grekë. Vetëm ne shek e 19 emni Shqipni e shqiptar nisi të shfaqej, ma shumë si rizgjim nga KOMA historike, si nji ripagezim laik, që përfshinte të tre komunitetet.
Ortodokset arbnishtfoles quheshin greke në dokumenta e banin karriere në botë siç ishte rasti i Georg Simon Sines që u ba edhe familja ma e pasun mbas Rotshildeve në perandorine Habsburgase. Nga ana tjetër edhe muslimanet arbnishtfoles quheshin turq ne dokumenta e banin karriere nen perandorine osmane. Në të dy rastet feja e kombesia bahej nji, si në grek ashtu në turq, në dam të gjuhës arbnore, e cila ishte i vetmi institucion që kishte mbijetue. Nji dokument që të vertetetonte përkatsinë arbnore nuk egzistonte për katër shekuj me rradhë. Nji tipar tjetër i përbashket i ketyne arbnishtfolesve ishte ai i sherbimit gati fanatik ndaj Turqisë e Greqisë, duke investue në këto dy shtete të gjithë pasunine e dijen e tyne, porse asgja për Arbnine, gjuhën e të cilës flitshin ende.
Arbnorët katolike re ritit latin që mbijetonin në Alpe e nuk pranonin të konvertoheshin e me marrë kombesinë turko-greke, nuk kishin të drejtë dokumenti identifikues e nuk pranoheshin nga Stambolli si komunitet shtetformues. Ata mbijetonin vetem fale „kultus protektoratit“ që perandoria Habsburgase ja kishte imponue osmaneve për katër shekuj me rradhë.
2.
Në takimin eukumenik europian në Graz të Austrisë në vitin 1997 une e pyeta publikisht arqipeshkevin ortodoks grek të Shqipnisë Janullatus se si asht e mujtun që mbijetuen Arbnoret me gjith dhunën dhe proselitzimin osmano-patriarkane për 4 shekuj e ai u pergjigj:
„Gjuha arbnore ishte ajo ku pushtuesi osmano-patriarkane theu dhambët“!
Diktatori neverhoxha nën tutelen e komunisteve serbe, rilindi kalifatin osmano-komunist ku gjithçka perendimore – katolike arbnore megjithse e ripagezueme në shqiptare, u vra e djeg për së gjalli. Arbnorët katolike latine ishin pasardhësit direkt të ilireve e serbët kishin kompleks ndaj tyne. Shqipnia bani nën diktaturën komuniste nji kthim të madh psiqik në shekullin e kalifatit osman. Kështu kishat gotike që ishin trashegue prej Arbnoreve, diktatori shqiptar i hodhi në erë, ndërsa shume xhamija të osmaneve apo kisha ortodokse greke nuk i shkaterroi, megjithse i mbylli të tria njilloj. Të njejtën gja bani edhe me klerin, ku atë katolik e shfarosi deri ne 90%. Dikatori nuk u mjaftue me kaq porse sulmoi edhe atë që shqiptarët kishin ma të shtrejtë e që i kishte bashku të gjithë së bashku në 1912: gjuhën arbnore. Ai e nxori me ligj jashtë ligjit gjuhën e pastër të arboreve katolikeve latin që ishte shkrue në shekujt e pushtimit osman dhe shpalli si standart të detyrueshëm shtetnor e letrar toskerishten shqiptare qe rridhte nga arbnoret e katolik te ritit latin te konvertuem në islam dhe ortodoksi. Konsolidimi i pushtetit komunist ne Shqipni me anë të terrorit, krahasue me metoden e kalifatit të Isis ne Siri ngjan si dy pika ujë.
Mjafton me sjellë si provë që i vetmi poet që u sulmue e u ndalue nga diktatori Hoxha dhe nga diktatorët e letrave realsocialiste ishte Poeti i kombit shqiptar, Arbnori katolik i ritit latin, shqiptari At Gjergj Fishta.
Sot Shqipnia postdiktatoriale asht nji Kalifat i shpartalluem osmano-komunist. Ne pushtet janë de jure laiket, porse de fakto janë postkomunistet e ps-se e herë pro-osmanet e PD-së, ndërsa LSI-ja asht nji simbiozë postosmano-komuniste. Të tri këto parti rrjedhin direkt nga Kalifati partiak osmano-komunist i frymes se dikatorit Hoxha. Arbnorët Katolik si forca e natyrshme drejt Europës nuk përfaqsohen në asnji grupim politik, e aresyeja asht kompleksi i inferioritetit gjeografik e sidomos atij historik që kanë ndaj tyne. Heroi kombetar i shqiptarëve ishte Arbnor katolik i ritit latin, Gjergj Kastrioti – Skanderbeg e ai nuk pranohet ende sot nga të tre komunitetët njilloj. Mjafton me pa në youtube përfaqsues fetar se si shajnë e shilojnë në gjuhën shqipe heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotin – Skanderbeg dhe ndjen shkermoqjen e shqiptarizmes.
Porse mashtrimi ma i madh i kësaj pseudosemokracije të shartueme me osmano-komunist vazhdon me ju ba gjuhes Arbnore katolike latine GEGE, e cila sulmohet njilloj si në kohën e eger të diktaturës.
Gjuha arbnore GEGE asht elementi themelor që mban gjallë shpirtin e Arbnoreve katolike latin e ajo mbas harmonisë fetare përmban themelin e dytë ku qindron në kambë ndertesa e Shqipnisë.
Kjo gjuhë jo vetëm me paskajoren e saj shpjegon shumë nga gjuhët Europiane, porse mbart 6 shekuj histori letersije e 3 mije vjet filologji.
Direktiva e ipeshkvijve arbnor katolik të ritit antik të ardhun nga Jugu i Italisë, me ja kthye shpinden gegnishtes liturgjike, asht nji fatalitet latent, që kërkon me e kthye kishën katolike 2 mijevjeçare tq ritit latin shqiptar nq nji kishe tq ritit antik e koha ka me e dishmue si nji Bumerang tragjik.
Mospranimi i standartit nga trupi krijuesve shqiptare katolik apo edhe laike, thjesht si nji organ i huej, asht shenja ma reale e providences, sepse poetet nuk gabojne e ata janë kenë gjithmonë lajmëtarët e Hyjit…
3.
Konklusion apo Inkluzion!
Shqipnia aktualisht asht nji vend ku sundojne forcat post osmano-komuniste dhe nga ajo Shqipnia e 1912 e Vllaznimit „pa dallim fejet, krahine e ideje„ ka mbete shumë pak. Fara e tyne po shtrihet gjithandej në strukturat e mafias se organizueme në shtet; nga njëna anë droga si tipar i talebaneve e nga tjetra korrupsioni e krimi i organizuem, si tipar i mafjas e ajo nuk afron asnji garanci per Europen, as për paqe e as për prosperitet. SHQIPNIA AKTUALE MBETET NJI KALIFAT NE LATENCE!
Të gjithë njerezit e kombet që dështojnë në rrugën e demokracisë, dorezohen në krahët e fanatizmit e të dhunës. (komunizmi, fashizmi, islami politik janë të gjithë të njajtë në kët lidhje.)
Asnjeherë projekti „Shqipnia e shqiptari“ nuk ka kenë ma në rrezik se sot. Elemente të komuniteteve islame po identifikohen si në mesjete ma shumë me osmanet se me Shqipninë, po ashtu edhe elementi ortodokse po identifikohet me grekun e ai katolike me Arbnine.
Postkomunistat që janë në pushtet nuk kanë as kapacitetin ma të vogël me vendose shtetin e standarteve perendimore e as që ju intereson asnjëna nga këto të dyja, as Shqipnia e as Arbnia. Establishmenti ka krijue nji strukture mafioze paralele me shtetin e ne shtetin e bashkpunojne ne krime ekonomike, në tregti drogët e në korruspion. Establishmenti postkomunist ka vendose miliona ne menyre te paligjshme dhe shumicen i ka ne offshore apo ne vendet e ndryshme. Tiparet kryesore te ketij establishmenti jane: arroganca, brutaliteti, meskiniteti e injoranca fanatike te cilat pasqyrohen aq klonisht ne liderat e partive e te shtetit.
Viti 2018 ishte 550 vjetori i heroit kombetar arbnor, i Atij që bashkoi tre komunitet në nji, në Shqipni e shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skanderbeg dhe establishmenti e mbuloi ne mes te kryeqytetit per nji rit fetar e askujt nuk i hyni ferre në kambe. Me kët akt antikombtar, shqiptarizmi kishte prekë pikën ma të thellë teë zvetnimit e shkërmoqjes institucionale.
Perspektiva.
Aktualisht elementi i vetëm i fortë që e mban Shqipninë e shqiptarizmin janë shtresa laike e popullsisë. Porse kjo shtrese po kalon vetë nji krizë identiteti. Shqipnia sot mund të permblidhet me nji rresht të plotë: Gjyshi katolik, baba musliman, vete ateista e femijet nga ti çojne era. Prandaj edhe shteti e institucionet shqiptare në çdo qelizë të tyne nuk duken si reale, porse ma shumë si nji shgarravim ne leter.
Përhapja e kulturës orientale TALLAVA në nji shtrese të gjanë të popullsise shqiptare si ne trojet tona ashtu edhe në Diaspore asht nji rikthim psiqik ne kalifatin osman. Kesaj kulture i shërbejnë edhe investimet e ndryshme të arabeve e turqve të cilat kane në thelb islamin politik. Nji ministre e majte e PS-se post osmano-komuniste arrin deri aty saqe edhe kshtjellave te Arbnoreve katolike te para nji mije vjeteve tu vendose „Vulen arabe“, e kjo jo aq për bindje shkencore se sa rushfet.
Kulmin e arrin drejtuesi i opozites gjoja te djathte, nji parti kjo pro-osmane kur deklaron në nji gazete austriake se Arbnoret katolike latine janë fajtore për krimin e mizerjen nëShqipni. Megjithse të gjithë e dijnë se katoliket shqiptare nuk kanë asnji post qeveritar , madje aktualisht asnji ambasador i shtetit shqiptar në botë nuk asht katolik. Porse zenitin e antishqiptarizmit e arrin nji president ne demokraci, i cili kur i erdhi për vizitë presidenti turk e largoi bustin e heroit kombetar arbnor Gjergj Kastrioti Skanderbeg nga salla e pritjes, sepse ai kishte luftue kundra osmaneve. Asht ky Gjergj Kastrioti – Skanderbeg, flamurin e të cilit ajo popullsia e quejtun shqiptare e perzgjodhi në 1912 për me themelue kombin e quejtun Shqiptar ne vitin 1912.
Pervec tipareve të mira e të nalta që ka homo-shqiptari, kjo krijesë e befasishme e shekullit te XX, ma e keqja e tij asht pikërisht ky kameleonizem primitiv, ai justifikon edhe mohimin e gjanave ma te shejta te kombit me nji mendjelehtesi të hatashme.
Në historinë e Albanologjise padyshim që homo shqiptari ka nji rruge të gjatë për me ba e kjo rrugë asht e mbushun me sfida në tana fushat.
4.
Aktualitet: Drejt Europes ne kerkim te Identitetit.
Sot shpirti arbnor ndodhet nen kthetrat e trefishta: nga njëna anë neo-osmanet, nga tjetra neo-ortodokset e tash se fundi edhe kisha katolike e ritit antik italianojugor e kanë marrë peng e nuk po e lajnë me marrë frymë. Shqiptarit pragmatik, të mesuem në nji han më njiqind dyer nuk i ban aspak përshtypje kjo përplasje kohenash e rrymash, fundja keto rryma historike jane pelenat – shpergajte e tij.
Tri herë në nji shekull perandoria habsburgase pregatiti ushtrine në Trieste me lirue Arbnine prej ketij procesi shberbames e me nxjerrë jashtë turqit – osmane e patriarkanen-greke e tri here ju doli nji luftë tjetër përpara, shkruen Gjenerali i kësaj ushtrie Otto von Gerstner. Vetëm ne shekullin e XX ata ja arritën qellimit të tyne historik, Pamvaresise se Arbnise, porse kesaj rradhe me nji emen tjeteër: Shqipnia.
Ky term i ri Shqipnia dhe Shqiptaret pati meriten e madhe pragmatiste se shkeputi de jure fene nga kombesia dhe krijoi kombesine shqiptare e cila perbahej nga Arbnoret katolike latin, muslimanet bektasho-synit e ortodokset bizantine. Tashme askush nuk e therriste ma vedin, arbnor katolik e as musliman turk apo ortodoks grek, sic ishin njofte juridikisht per 4 shekuj te pushtimit osman. Nga keto tre konstelacione te ndryshme lindi me 1912 universi që sot njifet: Shqipnia dhe banoret u quejtën shqiptare.
Ishte nji kompromis paar exellence ne historine Europiane, tane shend të nji YLBER BALLKANIK, plot ngjyra e plot shpresë për PAQE..
Tipari themelor i krijesës se re ishte „pershtatja per mbijetese“ tipar ky mjaft simpatik në evolucion, porse në rrethana t caktueme historike kur kërkohet qendresë karakteri dhe identitet, bahej „f arblos“ e degjeneronte ne krime te llahtarshme, sic asht edhe ky krimi i shtetit osmano-komunist shqiptar, ndaj elementit arbnor katolik nen dikature.
Pikën ma të nalte të shkelqimit, shqiptarizmi e arriti njashtu si nji hyll i ri në univers kur linde, me të ashtuqujetunen shoqnia VLLAZNIMI në Shkodër, ku sic njifeshin juridikisht: Arbnoret katolike dhe muslimanet osmane u bashkuan nen termin: Vllazen shqiptare. Poeti i kombit At Gjergj Fishta me kët rast lidhi nji varg me drita nga kompanjeli të minareti në mes të qytetit. Ishte nji akt sublim i nji kombi që po ringjallej si feniksi prej hinit.
Kjo VLLAZNI qindroi deri në vitin 1944 kur hyne komunistet, vendosen kalifatin e neverhoxhes dhe per 45 vjet luftuen Arbnoret katolike tashma te quejtun shqiptare katolike në tana drejtimet e ju zhduken intelektualet deri ne 90%.
Urtesia historike që nxjerr njeriu nga kjo krijese e brishte e quejtun Shqipni dhe populli i quejtun shqiptar per here te pare juridikisht me 1912, qëndron në atë, që sa herë në këto 100 vjet krijim i asht hape rrugë burimit arbnor vendi ka lulezue ne tana drejtimet, e sa herë që ky burim asht mbylle nga kushedrat antishqiptare, atehere vendi ka lengue për vdekje.
Aktualisht sot në shekullin e 21 ku shanci historik me u futë në Europe asht ma i madh se kurre, për Shqipninë dhe shqiptaret, ma jetike nga të tana do ishte theksimi i tipareve te saja perendimore. Porse pikërisht këtu e sot elementi arbnor katolik perjashtohet ma shume se gjithcka tue kallxue infraktin fobik ku po kalon kombi i rradhe, i cuditshem e i jashtzakonshëm shqiptar.
Shqipnia e shqiptarizmi nuk ka nevoje per rilindje, se i vdekuni nuk rilinde ma, porse ajo ka nevoje per ringjallje. Kjo ringjallje vjen vetem nga brezat e rij te formuem ne perendim e pa kontaminimin osmano-komunist, të cilët sjellin strukturat e reja të mendimit e të veprimit. E vetmja gja qe sjelle ringjalljen e njiheresh edhe mbijetesën e Shqipnise si komb e te Albanologjise, si kulture te mbare njerzimit, asht shteti i së drejtës simbas standarteve perendimore.
Sikur ta shofim metaforikisht bashkjetesën vllaznore, shqiptaret jetojnë pa letra në shpinë me tapi te rregullt historike të arbnoreve. Ndoshta nga kjo vetedije latente arboret kufizohen sot nga pushteti e gjate diktatures u perjashtuen krejtesisht. (nga 12 anetaret e byrose politike asnji nuk ishte arbnor katolik per 45 vjet me rradhe). Nga Uji i paster që rrodhi ne 1912 dhe i afroi pushtet te tre komuniteteve, muslimaneve osmane, ortodokseve të patriarkanes dhe arbnoreve katolike nën emnin e perbashkeët: SHQIPTARE, ka mbete sot shumë pak.
Keshtu kishte me i sherbye fort prosperitetit të vendit dhe sidomos shkrimjes se natyrshme te kombit shqiptar, vendosja me perqindje ligjore e tre komuniteteve në cdo qeveri e cfarëdo ngjyre kjofte.
Flija Arbnore e shqiptarizmit.
Ndër intelektualet laike shqiptare sot po shtohen përherë e ma shumë zanet shqetesues, së „Albanologjise po ja venë minaren“ pushtetaret shqipfoles.
Arbnija asht shpirti i Albanologjisë që ju bahet fli here mbas here forcave antishqiptare si sakrifice sublime ne altarin e historise. Ky shpirt arbnor asht ajo berthama e langshme e Tokes që e mban të gjithën së bashku e kur ajo të bahet akullnaje, atëherë gjithcka shkërmoqet në vedi për me nisë prej fillimit…