Nikollë Camaj, udhëheqës i koalicionit “Forumi Shqiptar” që garon në zgjedhje ka deklaruar se nga e diela, Komuna e Tuzit në Mal të Zi do të qeveriset nga shqiptarët.
“Të gjithë e kanë kuptuar se shqiptarët janë bërë bashkë dhe ne këtu përbëjmë shumicën. Kundërshtarët janë pajtuar që të ulen në bankat e opozitës”, tha Camaj.
“Të dielën, më 3 mars, pritet të fillojë pranvera në Tuz. Sot, mbas konventës qendrore që mbajti koalicioni, u pa se shqiptarët vetëm kanë filluar festën duke pasur parasysh edhe përkrahjen e marrë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora që kanë ardhur këtu për të votuar. Shqiptarët do të jenë Zot në shtëpinë e vet dhe ne do të jemi ata që do të qeverisim me Tuzin. Votuesit e kanë shumë të lehtë të zgjedhin në mes të dritës dhe territ. Kur bashkohet kokat, bashkohen dhe tokat. Shqiptarët janë bashkë. Fushata kanë qenë derë më derë dhe banorët e kanë marrë vesh kush jemi ne dhe të tjerët. Presim fitore absolute. Nuk presim probleme që i përcjellin zgjedhjet lokale. Të gjithë e kanë kuptuar se shqiptarët janë bërë bashkë dhe ne këtu përbëjmë shumicën. Kundërshtarët janë pajtuar që të ulen në bankat e opozitës”, tha Camaj.