Samit Diaspore? Emigrantëve jepuni të drejtën e votës dhe ndërtoni një muze, kur të rinjtë të njohin sakrificat e tyre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samit Diaspore? Emigrantëve jepuni të drejtën e votës dhe ndërtoni një muze, kur të rinjtë të njohin sakrificat e tyre

22:11 | 01/03/2019
në Kryesore
0

Read more

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Nga Elkier Bushkolaj

Në vitin 1998, në shtëpinë tonë në Durrës, vjen një i afërm, të cilin policia greke e kishte kapur në kufi, në përpjekje për të hyrë në vendin fqinj dhe e kishte kthyer pas.
Teksa po ndërrohej, vumë re se shpina e tij ishte e nxirë dhe me plagë të hapura nga goditjet e shkopinjve të gomës në dhomat paraburgimit në vendin fqinj që kishte marrë si shpërblim pasi disa ditësh rrugëtim në këmbë malit.
Në të njëjtin vit, daja im vinte nga Mirdita çdo fundjavë, në përpjekje për shkuar me skaf në Itali në mes të dhjetorit, kur në detin e trazuar ngurronin të dilnin peshkatarët e regjur dhe marinarët e kalitur.
Episode të tilla, në atë periudhë kanë qenë të pranishme në mijëra familje shqiptare, teksa djemtë dhe vajzat më të mirë të këtij vendi përmes malit, detit dhe ajrit janë larguar nga vendlindja, nga familjet, për një jetë më të mirë për vete dhe për ata që lanë me lot në sy në pragje banesash, apo salla pritjesh në porte dhe aeroporte.
Historia e emigracionit shqiptar është e veçantë, simbol sakrifice, vetëmohimi dhe atdhedashurie.
Emigrantët evropiane ndërtuan Amerikën, por rrokën armët kundër shteteve evropiane për të fituar lirinë, ashtu dhe italianët, spanjollët dhe portugezët, ndërtuan shtetet e Amerikës Latine dhe më luftë hoqën qafe robërinë nga ish vendet e tyre.
Emigrantët shqiptarë, përpara se të ndërtonin jetën dhe realizonin ëndrrat personale në vend të huaj, kontribuuan për të siguruar jetesën e familjarëve në atdhe.
Ekonomia e familjeve shqiptare u rimëkëmb nga paratë e mërgimtarëve, e me këto të ardhura u ngritën biznese, u ndërtuan shtëpi, u shkolluan të rinj, u hapën mijëra vende pune, duke ndikuar direkt në rritjen ekonomike të vendit.
Vetëm në 2018 remitancat e emigrantëve kapën shifrën e rreth 500 milionë eurove.
Janë të shumtë ata që dijet dhe zanatet e fituara, e të vjedhura në perëndim i implementuan në vendlindje, duke e kthyer Shqipërinë nga një moçalishte në një vend që të ofron shpresë.
Për të përshkruar e kujtuar vuajtjet e mërgimtarëve, nuk do mjaftonin një seri romanesh, teksa mjafton vetëm të sjellim ne vëmendje tragjedinë e Otrantos, apo të 9 janarit, ku zëri i atyre të rinjve që në det të hapur që kërkonin ndihmë përmes një televizioni ka mbetur si një plagë e përgjakur në memorien e shqiptarëve.
Shumë djem rinj janë vrarë në zonat kufitare, të tjerë janë masakruar e zhdukur në burgje, e pavarësisht këtyre rasteve tragjike, emigrantët shqiptarë janë një histori suksesi.
Prej dy vitesh qeveria organizon Samitin e Diasporës, kostoja e të cilit është jo pak e vogël për buxhetin e plogësht të vendit tonë, për t’ua treguar publikisht mërgimtarëve se shteti amë nuk i ka harruar, fatkeqësisht realiteti është ndryshe.
Klasa politike shqiptare nuk guxon të dalë mbi veten, të gjejë gjuhën e përbashkët për votën e emigrantëve, siç gjeti mirëkuptimin për kodin zgjedhor, apo në rastet kur u përputhen interesat klienteliste.
Emigrantët meritojnë të kenë përfaqësues në parlamentin e vendit tyre, që është kthyer në një sallë ku vegjetojnë nëpunës partish, që nuk i njohin as votuesit.
Deputetë të forcave të ndryshme politike prej vitesh shkojnë në vendet ku shqiptarët kanë emigruar, e teksa nuk kërkojnë kurrë ndjesë se është pikërisht klasa politike që i detyroi të largohen nga atdheu, i ftojnë të vijnë në Shqipëri e të votojnë sa herë ka zgjedhje.
Me paturpësinë më të madhe u premtojnë se zgjedhjet e ardhshme mund të votojnë në vendet ku jetojnë dhe do kenë kuotat e tyre në parlament.
Ky zotim mbetet në letër, personazhet e politikës mbeten po ata, premtimet nuk ndryshojnë e fatkeqësisht emigrimi në masë vijon të mbetet një fenomen që do ketë pasoja fatale për vendin.
Kjo hipokrizi me emigrantët duhet të marrë fund e puna për të vlerësuar kontributin e tyre duhet të nisë që nga recepsionet e selive diplomatike të Shqipërisë nëpër botë, ku bashkatdhetarët tanë meritojnë të marrin shërbim dinjitoz, e duhet të finalizohet me të drejtën e votës dhe kuotat në parlament.
Në nder të emigrantëve dhe veprës së tyre, Shteti Shqiptar duhet të ngrejë një muze.
Aty përmes fotografive, videove objekteve, shkrimeve duhet pasqyrohen vuajtjet, sakrificat, dështimet dhe sukseset e bijve e bijave tona që fati i detyroi ta ndërtojnë jetën larg atdheut.
Të rinjtë shqiptarë, por edhe të huajt duhet të njohin meritën që kanë emigrantët shqiptarë që populli i tyre të mbijetojë.

Etiketa: Diasporëelkier bushkolajmuzesamitvote

Të Lidhura

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

nga 27
15:57 | 03/04/2026
0

U prezantua si takim për punët e bashkive, por në fakt, ishte një mbledhje në kuadër të fushatës elektorale, që...

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

nga 27
15:27 | 03/04/2026
0

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

nga 27
14:43 | 03/04/2026
0

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

nga 27
14:00 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Para
Zjarri në ministrinë e Brendshme, këshilltari demokrat: U dogjën lidhjet me bandat

Zjarri në ministrinë e Brendshme, këshilltari demokrat: U dogjën lidhjet me bandat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

15:57 | 03/04/2026
Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

15:27 | 03/04/2026
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:43 | 03/04/2026
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

14:00 | 03/04/2026
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

13:46 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –
  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
  • Ka përdorur gjuhë fyese –
  • Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –
  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com