Për deputetin dhe zëvendëskryeministrin Erjon Braçe, zgjatja e seancës nga socialistët nuk ishte për t’u bërë karshillëk protestuesve të thirrur nga opozita por përgjegjshmëri para qytetarëve që i kanë votuar.
Braçe nuk e shmangu dot tensionin teksa iu drejtua gazetarëve: “Qeshni, qeshni! Unë jam për ata, as për protestuesit e tu.Jam për qytetarët në parlament”.
I pyetur se çfarë pritet nëse vala e protestës opozitare vazhdon, Braçe e cilësoi vendimmarrje personale teksa apeloi për ndalje të dhunës.
Frymën e tensionit që po kalonte Braçe e transmetoi edhe në mbyllje të fjalës së tij kur iu drejtua njërës prej gazetareve: “Qesh, kjo e ka mendjen akoma te Tik Llalla”.