Presidenti i Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker gjithnjë merr vëmendjen e medias për shkak të sjelljes së tij në publik.
Këtë herë, ai u detyrua të ndërpriste fjalën gjatë një samiti të rëndësishëm me liderët arabë në Egjipt, pasi bashkëshortja e tij Kristine po e telefononte. “Po e ndërpres pak fjalën, sepse është duke më rënë celulari. Ndjesë!” Me të mbaruar telefonatën, Juncker u drejtua nga salla duke thënë: “Ishte dyshuesja e përhershme. Gruaja ime. Do të përfundoj konferencën këtu, sepse ajo nuk ndalon.”, u shpreh Junker.