Liam vëlla, eja kur të duash…këtu do jesh “taken” nga kulla betoni… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liam vëlla, eja kur të duash…këtu do jesh “taken” nga kulla betoni…

19:02 | 26/02/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Briken Fejzullai

Liam vëlla, eja kur të duash!

Këtu do jesh “taken” nga kulla betoni, mbjellë krah pyjeve orbitalë.

Read more

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

Do jesh “taken” nga toka që u zhvatën, male që u zhveshën e pyje që u prenë nga të babziturit.

Do jesh “taken” nga lumenj të tharë nga kuçedra HEC-esh, e miliona të vjedhura nga dragonj TEC-esh.

Do jesh “taken” i dashur Liam, nga barktharë që nuk mbledhin dot as kanaçe nëpër kazanë plehrash.

Do jesh “taken” nga plaka të gjora që tërhiqen zvarrë nëse shesin qepujka, misra apo kokoshka… e “agallarë” PPP – rash, që sillen me këtë vend si ta kishin çifligun e etërve të tyre, teksa darkojnë me pushtetin e rradhës.

Do jesh “taken” nga shëndetësia jonë falas e nga depozitat e ujit me orar, por të “çmimit të parë”.

Këtu do jesh “taken” nga liria e blerë e medias apo nga frika që ka dikush që punon në administratë, për të bërë qoftë edhe një “like” tek një postim që i duket i drejtë, nga frika se mos humbet vendin e punës.

Eja Liam vëllai, së këtu do jesh “taken” nga kokëcepsha të pa larë, që e filluan politikën me brekë Korçe dhe me pantallona teritali apo fustane të qepura tek rrobaqepsja e lagjes… ndërsa sot na japin mend, mbathur me Victoria’s Secret apo Calvin Klein nën fustane dhe kostume “firmato”, ndërkohë që shpalosin çanta, ora, diamante e bizhuteri floriri vezullues, të blera me gjakun e popullit që s’bzan.

Këtu do shohësh sesi burra “me demek” shteti, martohen me lekët e tezes, vishen me lekët e mamit, ndërtojnë me lekët e hallës, jetojnë me lekët e gruas… ndërkohë që kryefamiljarë krenarë, varin veten, sepse nuk e durojnë dot turpin e burgut për 30 $ energji të papaguar.

Këtu i dashur mik, do të jesh “taken” nga drejtësia përhershmërisht e përkohshme.

Eja e rri rehat këtu Liam, sepse ata që rrëmbenin vajzat si jot bijë në film e i drogonin, përdhunonin, shisnin apo vrisnin nëse nuk pranonin të shkonin prostituta, nuk ke për t’i gjetur rrugëve.
Eja e rri rehat… sepse ne, horrat, i kemi mbyllur brenda. Po jo brenda në burg siç bën bota, or lum miku. Ne i mbyllim në parlament, që pasi të na vjedhin, plaçkisin, pijnë gjakun… të na tallim duke na marrë fytyrën e duke na shpërndarë spote me ty, për t’i dhënë hov turizmit “10 milonësh”.

Ps. “I am Taken” nga vendi im, i dashur Liam, ndaj t’i shkruajta me sinqeritet këto dy rreshta.

Etiketa: briken fejzullaiLiam Neeson

Të Lidhura

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

nga 27
20:39 | 03/06/2026
0

Ndërsa protestuesit ishin mbledhur në shesh kundër resortit në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale 2 projekte...

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

nga 27
19:27 | 03/06/2026
0

“Rama ik” dhe thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit kanë jehuar në protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ku qindra qytetarë...

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

nga 27
19:19 | 03/06/2026
0

Qytetarët kanë çarë kordonin e policisë të vendosur përpara Kryeministrisë. Gjithashtu përplasja ka agravuar më vonë, me policinë që ka...

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

nga 27
19:09 | 03/06/2026
0

Protestuesit kanë çarë kordonin metalik, ndersa policia u kundërpërgjigj me ujë. Sakaq, turma e qytetarëve nuk u ndal dhe u...

Para
Policia dhunon protestuesit. Hidhen lëndë helmuese dhe gaz lotsjellës ndaj qytetarëve (film)

Policia dhunon protestuesit. Hidhen lëndë helmuese dhe gaz lotsjellës ndaj qytetarëve (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026
Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

19:27 | 03/06/2026
Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

19:19 | 03/06/2026
“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

19:09 | 03/06/2026
Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

16:30 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –
  • Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –
  • “Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –
  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com