Një zjarr ka rënë në zonën e Patosit në vendi e quajtur Ofiçinë ku janë djegur deri më tani rreth 1 hektar ullishte.
Zjarri ka rënë përpara dy orësh dhe fikja e tij është tepër e vështirë për shkak të terrenit të papërshtatshëm për futjen e mjeteve zjarrfikëse.
Burime bëjnë me dije se nga flakët e jarrit rrezikon të digjet edhe një banesë e cila ndodhet në afërsi të zonës.
Në vendngjarje janë të pranishme forca të shumta të zjarrëfikëses si dhe forca të policisë.