Mbrëmjet e së shtunës Brad Pitt u shfaq në Sunset Tower Hotel, në Los Angeles ku ish-bashkëshortja e tij, Jenifer Aniston po festonte 50-vjetorin. Sipas mediave amerikane 55-vjecari mbërriti atje me një makinë të zezë me xhama të errët.
Brad Pitt dhe Jenifer Aniston u njohën në vitin 1998 dhe u martuan dy vjet më vonë. Ata u divorcuan pesë vjet më vonë në vitin 2005. Aktori u dashurua me Angelina Jolie në setin e filmit, Mr. e Mrs. Smith.
Ata kanë gjashtë fëmijë se bashku, tre të lindur nga marrëdhënia e tyre dhe tre të adoptuar. Jolie dhe Pitt u ndanë në vitin 2016.