Bashkëkryesuesi i ekipit negociator dhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka thënë që janë për t’u pezulluar taksa për t’i dhënë shans dialogut. Por sipas tij, nëse dialogu nuk ka sukses atëherë taksa duhet të hyjë në fuqi menjeherë.
Në një intervistë për televizionin publik ai ka deklaruar se këtë ia ka thënë edhe kryeministrit Haradinaj, dhe ka kërkuar që për këtë të merret një vendim i përbashkët i të gjitha partive politike në Kosovë.
“Taksa është e drejtë, por nuk është mirë që Haradinaj të ndihet i vetmuar në këtë çështje, duhet koordinim, dhe nëse merret vendim të merret bashkërisht”, ka deklaruar Ahmeti.