Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, pasi dyshohet se kanë kanosur dhe i kanë marrë paratë me dhunë një qytetar me inicialet E.K. Ngjarja ka ndodhur në datën 5 shkurt, ndërsa në pranga kanë përfunduar A.U., A.P. dhe A.G..
Mësohet se këta shtetas dyshohet se rreth orës 17.00 të datës 05.02.2019, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shtrënguar dhe kanosur me dhunë shtetasin E.K., dhe më pas i kanë marrë një shumë parash dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.