Pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë vendosur që nesër në orën 11:00 të zhvillojnë një mbledhje për të diskutuar se si do të procedohet me vazhdimësinë e protestës.
Prej ditësh pedagogët e FSHS të cilët kanë qenë në mbështetje të studentëve, duke bojkotuar mësimin, sot kanë vendosur që të ndërpresin grevën.
Pedagogët kanë kërkuar që të shfuqizohet Ligji për Arsimin e Lartë dhe mënyrën sesi do të vijojë protesta.
“Nisja e një peticioni të përbashkët me studentë, pedagogë dhe qytetarë drejtuar qeverisë shqiptare për të shfuqizuar Ligjin “Për Arsimin e Lartë në RSH”.- thuhet në vendimet e Asamblesë.