Gezim Gashi është shqiptari më i njohur në Suedi sa i përket botës së artit. Emri i tij është përcjellë gjithmonë me lajme të mëdha dhe me suksese kryesisht në botën e muzikës. Ai u largua nga Kosova për në Suedi si fëmijë në vitin 1992, për t’u shndërruar sot në një yll atje.
Por, Gashi nuk u mjaftua vetëm me suksesin e tij në Suedi, ëndrrat e tij ishin më të mëdha. Ai mori rrugën për në Los Angeles për të vazhduar rrugëtimin e nisur e për t’u futur në industrinë më të madhe të muzikës, atje ku edhe debutoi me disa këngë shumë të suksesshme.
Por tashmë ai befason me një tjetër lajm shumë të madh. Gezim Gashi bëhet shqiptari i parë në botë që po hap një shkollë të artit në Amerikë.
Gashi për dy vitet e fundit ka zhvilluar markën për shkolla dhe kompani të tjera në Suedi dhe Evropë dhe përmes punës së tij ka marr fokusin e Forbes dhe Huffington Post. Gezim Gashi po studion aktualisht në Shkollën e Biznesit të Harvardit dhe tani po bëhet suedezi dhe shqiptar i parë që po nis zhvillimin e një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kompania e tij “By Gezim Gashi” në bashkëpunim me Oaks Christian School do të hapin Institutin e ri të Arteve dhe Inovacionit në Los Angeles, CA.
“By Gezim Gashi” dhe Oaks Christian School shprehen të lumtur që po prezantojnë Institutin e ri të Arteve dhe Inovacionit(IAI). Sipas tyre, IAI do të përgatisë studentët e artit për t’i përvetësuar programet e kolegjeve dhe për tu bërë pjesë e tregut.
Që nga fillimi i gushtit të vitit 2019, IAI do të ofrojë fillimisht tri drejtime: Songwriting, Production Music dhe Film. Në vitet që vijnë, IAI planifikon të ofrojë drejtime shtesë që kanë të bëjnë veçanërisht me performim dhe me artet pamore. Masterklaset, ligjëratat dhe puna praktike do të shoqërohen me botën reale të ndërmarrësisë, marketingut dhe brendeve. Mentorimi etik i artistëve dhe edukimi i individualizuar, së bashku me praktikat reale të botës dhe mundësitë sipërmarrëse, do të jenë pikat kryesore të këtij Instituti të Ri të Arteve dhe Inovacionit. Një program i ri i konviktit për banim do të hapet këtë vjeshtë në Oaks Christian School, duke bërë të mundur që studentët nga SHBA-të dhe e gjithë bota të jenë pjesë në IAI.
Oaks Christian School është renditur si një nga shkollat më të mira private në SHBA. Nxënësit e shquar nga kjo shkollë janë: Jaden Smith, Gigi Hadid, Sofia Richie, Phil BickFord, Colin Ford, Rachel Matthews dhe shumë të tjerë.
Nëse ju ose dikush që njihni është i interesuar të jetë pjesë e kësaj historie emocionuese, ju tashmë mund të aplikoni për tu bërë pjesë e saj.